Itali! Nuk pranoi dot ndarjen nga partnerja, e shqiptari e përplas me...

Itali! Nuk pranoi dot ndarjen nga partnerja, e shqiptari e përplas me makinë

145
SHPËRNDAJE

Ajo kishte lënë pas një lidhjeje të zgjatur prej disa kohësh. Burri, nuk e pranoi refuzimin dhe tentoi ta përplaste duke e hedhur me makinë me shpejtësi të plotë në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria. Videoja e regjistruar nga një kamera vëzhgimi dhe e siguruar nga policia tregon se çfarë ka ndodhur.

Mëngjesin e së martës, një zdrukthëtar 50-vjeçar pa precedentë penalë me origjinë shqiptare, tentoi të shtypte 41-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e përplasur me lulet aty pranë. Në fund, sipas pamjeve, automjeti përplaset me një pemë. Ndërsa 41-vjeçarja ishte në tokë duke kërkuar ndihmë, burri ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur ta godasë.

Ajo u shpëtua nga një rreshter policie në pension 71-vjeçar, i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar burrin. Sipas një rikonstruksioni fillestar, viktima kishte vendosur ta linte një javë më parë.

Pas disa ditësh ndarje, ai ka vendosur të sqarojë situatën duke shkuar në shtëpinë e gruas. Fillimisht ka pritur që ajo të zbriste nga banesa, më pas e ka ftuar të hipte në makinë. Por kur ajo refuzoi, ai e ndoqi atë në makinë dhe më pas e përplasi. Sulmuesi u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasje. Megjithatë, gruaja u dërgua në spital me një prognozë disaditore.

https://youtube.com/watch?v=iJxnnWwQxm8%3Ffeature%3Doembed

S'KA KOMENTE