Ishte shpallur në kërkim, gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim, gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari

536
SHPËRNDAJE

Është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German 36-vjeçari, A.M, i cili ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Kallëzimin në polici e kishte vëllai i viktimës, i cili ka treguar së kohët e fundit vëllai i tij kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

informacion paraprak

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

S'KA KOMENTE