Ishte nen akuzë për falsifikim dokumentash, e emërojnë DREJTOR të Paraburgimit 313

Ishte nen akuzë për falsifikim dokumentash, e emërojnë DREJTOR të Paraburgimit 313

134
SHPËRNDAJE

Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim për emërimin në detyrë si drejtor i Paraburgimit 313 në Tiranë të Edison Metaj, pasi ky i fundit në momentin që është emëruar ka qenë nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Sipas Top Channel, ai akuzohej që e kishte kryer këtë krim gjatë kohës kur ishte specialist i grupit të shoqërimit në burgje. Ndonëse nga verifikimet e nevojshme rezulton se më pas Apeli e shpalli 45 vjeçarin të pafajshëm, zyrtari i paraburgimit më të rëndësishëm në vend rezulton se ka firmosur shkresa gjatë kohës që ndaj tij rëndonte vendimi i fajësisë, ashtu si i shumë të tjerëve brenda këtij burgu.

Edison Metaj u hetua nga prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentesh, pasi sipas akuzës dyshohej se ai përpiloi dokumenta false duke mos shpërblyer me orët shtesë policët e burgjeve që kishin shërbyer në spital, por efektivë të tjerë. Ai u komandua në krye të “313”, edhe pse vendimi i pafajësisë u dha disa muaj pas marrjes së detyrës.

S'KA KOMENTE