Ishte kthyer ne tmerrin e shofereve , nis rikonstruksioni i rruges Roskovec-...

Ishte kthyer ne tmerrin e shofereve , nis rikonstruksioni i rruges Roskovec- Poshnje

639
SHPËRNDAJE

Per vite me radhe ishte kthyer ne tmerrin e shofereve duke paralizuar levizjen e automjeteve me ne fund ka nisur rikonstruksioni i rruges Roskovec -Poshnje

Rikonstruksioni i këtij aksi rrugor per nga rendesia jo vetem do te permiresoje ndjeshem cilesine e ketij aksi rrugor dhe sigurinë e qarkullimit te mjeteve por do te nxise dhe zhvilloje me teper agro turizmin e Beratit dhe Fierit

Me një gjatësi investimi rreth 12,580 km, rruga fillon në Roskovec pranë rezervuarit dhe mbaron në kryqëzimin e kësaj rruge me rrugën Berat-Lushnje në Rrethrrotullimin e Poshnjes. Gjithë ky segment përshkon Roskovec, Strume, Kutalli, Rerez deri në Rrethrrotullimin e Poshnjes.

Me këtë ndërhyrje i jepet një zgjidhje përfundimtare infrastrukturës së kësaj zone, nisur dhe nga fakti se prej vitesh amortizimi i kësaj rruge kishte sjellë vazhdimisht problematika si në cilësinë e jetesës, por duke e “zhvendosur” gjithashtu dhe nga harta e rritjes së ekonomisë lokale me uljen e vazhdueshme nga qarkullimi i kufizuar, detyruar deri tek banorët e zonës.

Transporti i produkteve bujqësore e blegtorale ishte kthyer në një sfidë ditore si i vetmi akvititet për të siguruar të ardhura për familjen.

Me investim të Bankës Botërore në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare kjo rrugë do të pajiset më standarde më bashkëkohore, si dhe do të ndihmojë këtë artierie kyçe mes dy rajoneve të rëndësishme të sigurojë një rritje të investimeve dhe pse jo një rikthim drejt fushave të bujqësisë, blegtorisë dhe agroturizmit.

Kjo ndërhyrje jo vetëm është shumë e rëndësishme për produktet dhe tregun vendas, por gjithashtu dhe për lidhjen e Qarkut të Beratit me Jugun e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE