Ishte i infektuar me COVID-19, ndërron jetë deputeti Bashkim Fino

Ishte i infektuar me COVID-19, ndërron jetë deputeti Bashkim Fino

178
SHPËRNDAJE


Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare deputeti i parlamentit shqiptar, Bashkim Fino. Deputeti i Partisë Socialiste ishte i infektuar me COVID-19. Ai nuk ka mundur dot t’i mbijetojë sëmundjes.

Kryeministri Edi Rama shkruan zemërthyer për ndarjen nga jeta të socialistit të spikatur Bashkim Fino. Lajmi i trishtë është mësuar pak minuta më parë.

“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë💔 Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur🌹”, shkruan Edi Rama.

Ish-kryeministri dhe një nga deputetët më të spikatur në radhët e PS, Bashkim Fino ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi nuk e ka fituar dot betejën me virusin Covid-19.

S'KA KOMENTE