Ishte i dënuar me 6 vite burg nga Greqia, pranga 43 vjecarit

Ishte i dënuar me 6 vite burg nga Greqia, pranga 43 vjecarit

132
SHPËRNDAJE

Shtetasi me inicale M.Ll, 43 vjeç është kapur nga Policia e Vlorës në lagjen ‘’Isa Boletini’’. Ai ka qënë prej kohësh në kërkim nga policia shqiptare dhe nga policia greke, pasi shteti fqinj e kishte dënuar me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale duke ndihmuar dhe kaluar në mënyrë të paligjshmë kufirin.

Njoftimii policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasin në kërkim M. Ll., 43 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

S'KA KOMENTE