Ish-zyrtari i FBI-së pranon fajësinë, McGonigal: Kam marrë 225 mijë dollarë nga...

Ish-zyrtari i FBI-së pranon fajësinë, McGonigal: Kam marrë 225 mijë dollarë nga një ‘mik’

59
SHPËRNDAJE

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për  akuzat lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, i cili sipas të dhënave të gjykatës u bë burim në një hetim të FBI-së.

Ai u deklarua fajtor për një akuzë të fshehjes së fakteve materiale si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorët federalë.

Në gjykatë, McGonigal tha se 225,000 dollarë i ishin dhënë atij hua nga një “mik dhe partner i mundshëm biznesi” dhe kishte për qëllim të ndihmonte në fillimin e një biznesi që ai po krijonte pa dijeninë e FBI-së ndërkohë që punonte ende për ta.

‘Kredia’, e dhënë me tre pagesa në para, nuk kishte kushte të shkruara dhe nuk u kthye kurrë.

S'KA KOMENTE