Ish-shefi antidroges ne Fier:Operacioni i policisë në Lezhë i dekonspiruar, policët nuk...

Ish-shefi antidroges ne Fier:Operacioni i policisë në Lezhë i dekonspiruar, policët nuk ia kanë besën njëri-tjetrit

13604
SHPËRNDAJE

Ish-zyrtari i policisë, Dritan Zagani, ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme, duke thënë se  efektivi i policisë në Lezhë, Saimir Hoxha, u vra pasi operacioni ishte dekonspiruar.

Zagani tha në Top News se ngjarje të tilla ndodhin, ndër të tjera, edhe për shkak të politizimit të policisë, duke qenë se emërimet bëhen me mik dhe se grupi i policisë nuk e di kë kanë në krahë.

“Për sa kohë në Shqipëri do kemi emërime me mik dhe jo mbi bazë të meritës, çfarë duhet të presim në nga një skuadër policie që shkon në një operacion të shitur. Këta shkojnë mish për top, pa e njohur njëri –tjetrin dhe pa ia patur besën. Shkon në një operacion dhe nuk e di se kë ke në krah”, tha Zagani.

Nga ana tjetër, Asllan Dogjani, po ashtu i ftuar, theksoi se është plagosur dy herë në krye të detyrës, evidentoi dy probleme në polici. Politizimi i saj dhe paaftësia profesionale e efektivëve të futur në punë me mik. Sipas tij, bandat bëjnë ligjin nga burgu, dhe për këtë kanë edhe “bekimin” e politikanëve.

“Unë vetë jam plagosur dy herë me armë zjarrë në krye të detyrës. Por ka patur edhe raste si ai i Laprakës, ku ishte polici që vrau qytetarin. Sot në policinë e shtetit emërohen drejtues policie mbi bazën e bindjeve partiake. Nga ana tjetër, ne kemi punonjës policie që kur janë përballur në situata të tilla nuk kanë ditur të reagojnë. Paaftësi profesionale. Gjithsesi, unë çdo gjë e lidh me politikën. Pyetni veten? Pse guxon tjetri të mbjellë bimë narkotike afër qytetit. Ne kemi këtë situatë kriminale në vendin tonë, vetëm sepse politika është e lidhur me bandat. Qeverinë sot e drejton krimi. Drejtojnë nga burgu o zotëri”, tha Dogjani.

S'KA KOMENTE