Ish-Presidenti Bujar Nishani dërgohet në Gjermani për trajtim, ja si paraqitet gjendja...

Ish-Presidenti Bujar Nishani dërgohet në Gjermani për trajtim, ja si paraqitet gjendja e tij

187
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani dërgohet në Gjermani për trajtim, pas problemeve shëndetësore.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Nishani transferohet në spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar për pneumoninë bilaterale me insuficience respiratore, nga e cila po vuan si komplikacion i shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas burimeve, zoti Nishani kaloi 2 javë më parë COVID-in dhe u trajtua në kushte shtëpie, dhe 2 ditë më parë u shfaqen komplikacione post-Covid. Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tij është mesatare e rënduar me 6 deri 7 litra oksigjen.

Ish-kreu i shtetit shqiptar u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë të mërkurën në mëngjes, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua aty për të qenë nen survejimin e mjekëve gjermanë.

S'KA KOMENTE