Ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes kërkon lirinë nga qelia

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes kërkon lirinë nga qelia

1772
SHPËRNDAJE

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi i cili u arrestua disa muaj pas kryetarit të bashkisë Fatos Tushe dhe disa zyrtarëve të tjerë, për një tender korruptiv, kërkon ndryshimin e masë së sigurisë. 

Nushi ka kërkuar lirimin nga qelia për shkak të gjendjes jo të mirë shandetësore për të cilën pretendon se ndodhet. 

Ai ka paraqitur edhe disa dokumenta mbi të cilat mbështet kërkesën për ndryshim mase. Ndërsa do jetë gjykata e posaccme ajo e cila do vendosë apo jo ta pranojë kërkësën e ish nën kryetatit. Kujtojmë se dosja në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe të pandehurve të tjerë ka kaluar për gjykim më 24 shkurt të këtij viti. 

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK që kërkonte kalimin për gjykim të dosjes së tenderit prej 24 milionë lekësh. SPAK iu ka komunikuar të pandehurve akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e pabarazi në tenderat e bashkisë. 

Shumica e të akuzuarve, nga të cilët janë edhe ish-vartës të Tushës, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërkohë ky i fundit, ndodhet në paraburgim prej 6 korrikut të vitit të kaluar.

S'KA KOMENTE