Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës

31
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur këtë mesditë në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje lidhur me dhunën dhe shkatërrimin që iu bë selisë së Partisë Demokratike në protestën e 8 janarit.

“LSA” sjell fotografi, që tregojnë momentin kur Berisha mbërrin te Prokuroria. Siç shihet nga fotot, ish-kryeministri është me maskë anti-Covid, ndërsa mban tërë kohës dy gishtat lart.

Ai shihet edhe brenda makinës së tij me dy gishtat lart, ndërsa po kështu shfaqet edhe kur zbret dhe i drejtohet organit të Akuzës.

S'KA KOMENTE