Ish-kryebashkiaku i MALLAKASTRES: Ja sa mandate do te fitoj PD ne FIER

Ish-kryebashkiaku i MALLAKASTRES: Ja sa mandate do te fitoj PD ne FIER

5468
SHPËRNDAJE

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj,ne nje komunikim te tij mediatik tregoi pritshmëritë dhe objektivat e forcës që ai përfaqëson në zgjedhjet e 25 Prillit. Kapllanaj shprehet se PD do të marrë në Fier minimalisht 7 deputetë dhe ai dotë jetë deputet në parlamentin e ardhshëm si numri 7 në listë.

“Parti Demokratike do të marrë jo më pak se 7 mandate në qarkun e Fierit. Unë jam i 7 në listë dhe mandati im është i garantuar, do të jem deputet në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Hallet e qytetarëve janë të shumta, përveç problemeve të punëtorëve të uzinës së naftës,  problematikat fillojnë nga punësimi tek shëndetësia, arsimi dhe ekonomia. Problematika të cilat qytetarë i hasin për ditë.

Qyteti i Fierit e ka një spiutal rajonal dhe ai nuk ka mjekë dhe infermiere, pasi të gjithë po mbarojnë kursin e gjermanishtes dhe po ikin jashtë. Spitali Rajonal Memorial është një spital propaganda dhe një spital elektoral.

Qytetarët kanë pritur nga Edi Rama për 8 vite dhe nuk kanë marrë asgjë. Një i moshuar më ka thënë sot se ne nuk duam asgjë nga qeveria por duam për të mos na marr ato që kemi.

Unë jam një person që nuk kam hequr dorë nga pushteti vendor por për momentin jam përqëndruar tek fushata e zgjedhjeve të 25 Prillit. Pushteti vendor mbetet një prjekt i së ardhmes. Nëse qytetarët do të duan përfaqësimin tim në pushtetin lokal, unë do të heq dorë nga posti i deputetit për të vazhduar ato projekte që kemi lenë në me Mallakastriotët”, tha Kapllanaj.

S'KA KOMENTE