Ish-komandati i NATO-s bën deklaratën e fortë: Perëndimi duhet të përgatitet për...

Ish-komandati i NATO-s bën deklaratën e fortë: Perëndimi duhet të përgatitet për luftë

125
SHPËRNDAJE

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe deklaroi dje se Rusia duhet të largohet nga e gjithë Ukraina,duke nënkuptuar se duhet një reagim i të gjitha vendeve perëndimore. Deklarata e tij ka nxitur një sërë reagimesh, me frikën se lufta mund të përshkallëzohet.

Përshkallëzimi i dukshëm i qëllimeve ushtarake është mirëpritur si “qasja absolutisht e duhur” nga ish-zëvendës komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali Sir Richard Shirreff.

“Duhet të ndiqet me burime të rëndësishme dhe duhet të bëhet me të gjithë aleancën, në tërësi,” thotë Sir Shirreff për BBC Radio 4’s Today.

Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky përshkallëzim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz.

“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton forcën.”

S'KA KOMENTE