Ironizoi Edmond Spahon, PD kërkon përjashtimim me 10 ditë për Elisa Spiropalin

Ironizoi Edmond Spahon, PD kërkon përjashtimim me 10 ditë për Elisa Spiropalin

20
SHPËRNDAJE

PD ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të ministres Elisa Spiropali pasi ironizoi deputetin Edmond Spaho. Kjo kërkesë është firmosur nga 10 deputetë të PD.

Spiropali në fjalën e saj në Kuvend ka ironizuar Spahon duke thënë se ai pati guximin t’i frynte bilbilit, ndryshe nga deputetët e tjerë të PD-së.

1 minutë heshtje për Edmond Spaho-n, respekt për veprën e tij, i palodhur dhe keqardhje se nuk i kuptoni metaforat…Keqardhje që bilbil-fryrja nuk u trashëgua tek ju. Ishte më i guximshëm dhe me më shumë vlerë, do jetë në zemrat tona deri pas 20 ditësh bashkë me ju për revolucionin e radhës. Ju po e kërkoni kauzën aty ku nuk është. Nuk ka akuzë, qetësohu Albana se jeni në jetë, jeni në dritë të vërtetë.  Dhe e akuzoni si denoncues ndërkohë ju e keni shpallur Lulzim Bashën tradhtar, ju në fjalët tuaja për procedurë kërkoni të mbroni SHBA nga Rama dhe Shqipëri, ndërkohë që ju jeni non-grata. Ju të tjerët jeni thjesht ndihmës, body-guard të non-gratës, ky është mjerim. S’ka si të jetë procedurë përderisa ata që e marrin fjalën e bëjnë për të bllokuar foltoren”, tha Spiropali.

S'KA KOMENTE