IOM prezanton guidat informuese për migracionin e rregullt në BE

IOM prezanton guidat informuese për migracionin e rregullt në BE

106
SHPËRNDAJE

Migracioni i parregullt dhe i pasigurt është shpesh rezultat i mungesës së ndërgjegjësimit për rreziqet dhe përgatitjen e udhëtimit, keq informim për situatën pritëse në vendin e destinacionit, vizat, rreziqet shëndetësore dhe ndërveprimin me ofruesit e ligjshëm të shërbimeve.

Për të qenë akoma edhe më afër me qytetarët dhe për t’i ndihmuar ata në të gjithë pyetjet që mund të kenë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) sjell në shqip aplikacionin MigApp, që lehtëson kërkimin e informacionit të sigurt për migracionin. Kjo risi teknologjike vjen pas një fushate ndërgjegjësuese disa mujore, “Shqipëria je TI!”, për ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve shqiptarë të cilët konsiderojnë migrimin e parregullt në Evropë, mbi rreziqet e migracionit të pasigurt, mundësitë ekzistuese ekonomike dhe arsimore në Shqipëri, si dhe kanalet e rregullta të migrimit.

MigApp është përgjigja e IOM-it për migrantët, duke ofruar një platformë ku ata të mund të gjejnë informacion të përditësuar, të besueshëm dhe praktik. Ky aplikacion u mundëson migrantëve të marrin vendime të informuara gjatë gjithë procesit të migrimit, pasi aty mund të gjejnë lehtësisht të dhëna për rregullat e aplikimit për vizë, udhëzuesit e politikave migruese të vendeve ku dëshirojnë të migrojnë, risqet e migrimit por edhe të drejtat e tyre.

Në aplikacion, qytetarët do të gjejnë disa Udhërrëfyes për Vendet e Destinacionit, të përgatitura nga ekspertët e IOM me detaje mbi sistemin e kujdesit shëndetësor, informacione që lehtësojnë përshtatjen me shoqërinë, sigurimin e strehimit apo dhe marrjes së nënshtetësisë. Këto guida janë si harta informuese për shtetet e Bashkimit Evropian të cilat përmbajnë informacione të detajuara mbi kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe vizave, qëndrimit, migracionit për qëllime familjare, punësimi, studimi etj.

S'KA KOMENTE