Interpol ekstradon nga Greqia gruan nga Fieri të dënuar për trafik droge.

Interpol ekstradon nga Greqia gruan nga Fieri të dënuar për trafik droge.

5527
SHPËRNDAJE

Interpol Tirana ka ekstraduar dy persona të dënuar për trafik droge e vrasje nga Greqia dhe Italia.

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetases shqiptare Aurela Doksani, 43 vjeçe, lindur në Fier.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. 

Nga hetimet është provuar se kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit, më datë 08.08.2011, i është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 129.3 gramë lënde narkotike. 

Më datë 12.08.2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme. 

E dënuara nuk është gjetur në banesë dhe në këto kushte është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK INTERPOL Tirana, sipas kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, më datë 28.04.2020 shtetasja Aurela Doksani është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qellim ekstradimin drejt Shqipërisë. 

Po nga Interpol Tirana u krye transferimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë.

Shtetasi Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë të datës 01.02.2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, Bolonja/Itali, është dënuar përfundimisht me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

S'KA KOMENTE