Infektohet me Covid nje tjeter kandidat i PD

Infektohet me Covid nje tjeter kandidat i PD

263
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, ka njoftuar se është i infektuar me koronavirus.

Bejko është kandidati i dytë për deputet nga radhët e PD-së që infektohet me Covid-19. Po ditën e sotme, kandidati i Lezhës, Mark Marku njoftoi se është infektuar me koronavirus.

Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit”, shkruan Bejko.

S'KA KOMENTE