Zv.kryeministri Erion Braçe bere nje postim ne rrjetin social për kolegun dhe socialistin Bashkim Fino. Braçe thotë se ai po “lufton fort dhe po bën betejën e tij”.

“Bashkim fino eshte nje shok, nje mik, nje koleg, nje socialist!
Eshte me ne cdo dite ne beteje; Po lufton fort e po ben betejen e tij, tonen, ne gjithashtu po bejme betejen e tij, tonen, te perbashketen ne Lushnje, Divjake, Fier, Patos, Roskovec, Mallakaster;
Nje per te gjithe e te gjithe per nje, edhe per Bashkimin! Forca kampion”, shkruan Braçe, dhe ndan një foto të Bashkim Finos.
Ky mesazh i zv.kryeministrit vjen në një moment kur Fino mungon prej ditësh në skenën politike, mesohet se ai është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në spital prej 1 marsit.