Incidenti në Fier, reagon Meta

Incidenti në Fier, reagon Meta

494
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta reagon pas denoncimit të kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.

Teksa iu bën thirrje kandidatëve të LSI të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës “horrat”.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.🇦🇱”, shkruan Meta.

S'KA KOMENTE