Incidenti ne Fier ne zyrat elektorale , reagimi nga shtabi elektoral

Incidenti ne Fier ne zyrat elektorale , reagimi nga shtabi elektoral

323
SHPËRNDAJE

Kur nuk ka nisur ende fushata elektorale në vendin tonë, përplasjet e para të forcave politike, kanë ndezur gjakrat dhe të militantëve dhe mbështetësve të tyre. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë thyer zyrat elektorale të dy partive politike në qytetin e Fierit.

Burimet bëjnë me dije se janë thyer xhamat e PS dhe PDIU që ndodheshin në lagjen 1 Maji të qytetit të Fieri, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin e autorëve.

Bashkëktyetari i shtabit elektoral të PS-së në lagjen 1 Maji, Aljosha Doko, tha se veprimi i thyerjes së zyrave ishte i turpshëm, dhe drejtoi gishtin nga kundërshtarët, edhe pse nuk pranoi që të thoshte emra.

”Dëshmi e qartë e asaj që ofrojnë këto forca, ku qyteti i Fierit kërkon paqe dhe bashkëpunim. PS kërkon zhvillim, këto forca kërkojnë destabilizimin, ne nuk e vendosim se cilat janë ato, atë e vendos drejtësia. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të shkëpusin vëmendjen, ne nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale të goditen”, u shpreh Doko para gazetarëve.

Ndërkohë ngjitur me zyrat e PS-së ndodhen dhe ato të PDIU-së, të cilat po ashtu janë dhunuar, ndërkohë që nuk ka ende një reagim nga kjo parti politike.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen, që duket se është paralajmërim për një fushatë të tensionuar që na pret muajin e ardhshëm.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

S'KA KOMENTE