Incident në Fier/ Kreu i PD: Policia bashkiake ka ndërprerë votimin në...

Incident në Fier/ Kreu i PD: Policia bashkiake ka ndërprerë votimin në Cakran

786
SHPËRNDAJE

Kreu i PD Fier Luan Baci, i cili drejton procesin e votimit në referendumin për shkakrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha akuzoi kryebashkiakun e Fierit se ka penguar procesin. Ai tha se policia bashkiake me urdhër të Subashit ka ndërprerë votimin në njësinë vendore në Cakran

“Votimi ka filluar në 8 të mëngjesit. Na njoftojnë tani se para 15 min policia bashkiake ka ndërprerë procesin e votimit në ish-komunën Cakran. Biseduam dje me drejtuesit e kësaj njësie vendore, na lejuan të zhvillonim votimin, ndërsa tani me urdhër të Subashit janë nxjerrë nga policia bashkiake. Është për të ardhur keq. Ta harrojnë se mund të ndërpresin votimin. Anëtarët e PD në Cakran do vazhdojnë procesin e votimit. Ka filluar procesi normalisht, ndërsa tani në 11 pa 10 ka ndërhyrë policia bashkiake. Këtu në Fier ka një pjesëmarrje shumë të madhe” , tha Baçi.

Pas kësaj, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Votimi i referendumit për shkarkimin e Bashës po mbahej në zyrat e Njësisë Vendore dhe ai thotë se nuk ishte në dijeni, por sapo u konstatua u morën masat e menjëhershme dhe Policia Bashkiake pezulloi votimin. Sipas tij, të hënën do të bëhet një analizë e detajuar mbi këtë situatë dhe nëse është e nevojshme do të merren masa administrative.

“Po si mund të bëhet votim partiak në zyrat e njësisë administrative?!! Është njësoj sikur votimi në Fier të kryhej tek zyrat e bashkisë. Të hënën do analizohet si ka ndodhur, do nxirren përgjegjësitë konkrete dhe po qe nevoja do merren edhe masat konkrete administrative. Unë sapo rashë ne dijeni veprova menjëherë”, tha Subashi.

S'KA KOMENTE