Importi “mbyt” produktin vendas – Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. 

Importi “mbyt” produktin vendas – Fermerët ngrenë shqetësimin për skemat e mbështetjes. 

50
SHPËRNDAJE

Mungesa e tregjeve, konkurrenca e pandershme por edhe mbështetja e ulët që ofrohet përmes skemave të subvencionimit janë disa nga shqetësimet, që paraqesin fermerët, të cilët të gjendur në këto kushte paralajmërojnë rritje të mëtejshme të çmimeve. Rigerta Loku, fermere thotë se nga viti në vit ka një rënie të numrit të bagëtive. Sot qytetarët, thotë ajo po konsumojnë keca që e kanë origjinën nga Mali i Zi, Serbia dhe Brazili.

“Ka dy vite që në Shqipëri futen keca nga Mali i zi apo Serbia dhe kecat shiten si prodhim vendas, në një kohë kur një blegëtor që nuk është i afirmuar e ka të vështirë të shesë atë prodhim që e ka rritur 100% në mënyrë biologjike. Kështu që shqiptarët po hanë keca Brazili, që nuk e di sa ditë duhen për të ardhur në Shqipëri dhe në çfarë kushtesh janë rritur”. 

Nga studio e emisionit “Box to Box”, ndërsa paralajmëroi rritje të mëtejshme të çmimeve për produktet e bulmetit, Loku ndal edhe te skemat e mbështetjes që ofrohen nga Ministria e Bujqësisë duke vënë në dukje që aksesimi i tyre është i vështirë edhe për shkak të mungesës së informacionit.

“Mendoj që po, do të ketë rritje të çmimeve për produktet e bulmetit dhe jo vetëm. Ne këtu djathin e shitëm 12 mijë lekë kilogramin, ndërsa në Tiranë mendoj që është shitur edhe më shtrenjtë. Tashmë djathi i dhisë, mishi i kecit është shndërruar në një luks për shqiptarët”. 

Ndërkohë, Alban Çakalli, sipërmarrës në bujqësi shprehu nevojën e mbështetjes së fermave të vogla për të mundësuar rritjen apo zhvillimin e tyre. Për mirëfunksionim të tregut mbi bazën e nevojave, zgjidhja sipas tij do të ishte edhe tek bashkimi i operatorëve, por kjo gjë s’mund të bëhet pa hartimin e politikave të posaçme nga Ministria e Bujqësisë.

“Nëse fondet e IPARD-it do të ndaheshin me kushtin që për të përfituar duhet të jenë mbi 10 fermerë të bashkuar ju garantoj që sot do të kishim kooperativa shumë të mira në Korçë, në Lushnje apo Sarandë. Pra, me anë të fondeve mund të arrish që të japësh efekt në bashkimin e fermerëve”. 

Numri i bagëtive, sipas Çakallit ka pësuar një rënie me rreth 700 mijë dhe kostot mund të jenë edhe më të mëdha nëse nuk ndërhyhet në këtë sektor, për të ndalur fillimisht rënien dhe më pas për të nxitur rritjen apo zhvillimin e tij.

SCAN

S'KA KOMENTE