Impiant fotovoltaik ne Fier per ndricimin publik/Detajet e investimit

Impiant fotovoltaik ne Fier per ndricimin publik/Detajet e investimit

460
SHPËRNDAJE
Bashkia Fier synon te realizoje investimin me nje vlere 195 000 000 leke per 3000 cope Blerje panele fotovoltaik ne nje periudhe 5- vjecare ku financimi per vitin 2019 do te jete ne vleren 39 000 000 lekesh.

Ky investim synon te perdore energjine diellore per perfitimin e energjise elektrike  nepermjet paneleve fotovoltaik .Kjo do te çojeuljen e harxhimit te energjise elektrike ne nje perqindje te konsiderueshme te energjise elektrike totale dhe kostos se mirembajtjes qe harxhon Bashkia Fier per gjithe ndricim rrugor te saj

Benefitet qe ofron ky investim konsistojne ne ;

Ndricimi led I furnizuar nga sistemi me panele fotovoltaik nuk ka te nevojshem shtrirjen e percjellesave ne gjithe trasene e rruges.

Sigurimin e energjise elektrike edhe kur OSHEE per arsye tendryshme nuk kryen furnizimin me energji.

Menjanimin e  akteve vandale,vjedhjet e kabllove dhe te tjera te kesaj natyre.

Implementimi I impiantit behet pa u demtuar trotuaret dhe nuk eshte e nevojshme hapja e kanaleve per shtrirjen tubove dhe percjellesave.

Kostoja e investimit siguron nje ulje prej 25% ne krasahim me aplikimin ne menyren tradicionale per te njejtin fluks ndricimi.

Perdorimi I paneleve fotovoltaike na siguron nje performance te shkelqyer dhe te sigurte ne ndricimin public.

Nje siguri maksimale, qe ambientet publike do te jene gjithmone te ndricuara dhe te sigurta per qytetaret.

S'KA KOMENTE