Ilir Meta – Edi Rames:Ai që kërcënoi komisarë e opozitarë, bëri gabim...

Ilir Meta – Edi Rames:Ai që kërcënoi komisarë e opozitarë, bëri gabim fatal që kërcënoi Presidentin!

107
SHPËRNDAJE
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate ceremonise se 25 vjetorit te Parlamentit te pare pluralist demokratik, organizuar nga Kuvendi i Shqiperise dhe Akademia e Shkencave ne Pallatin e Brigadave. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during the ceremony of the 25th anniversary of the first pluralist democratic Parliament, organized by Parliament and the Academy of Sciences.

Presidenti Ilir Meta i eshte përgjigjur me tone te ashpra kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi hapur dje deri edhe para trupit diplomatik, për mosdekretimin e kandidatit për Ministër të Jashtëm të vendit.

Meta, në mesazhin e tij në Fb,  e ka akuzuar Ramën për përfshirje direkte në fshehjen apo tentativën për të mbuluar, disa skandale të bujshme dhe i ka bërë të ditur në përfundim se “nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.”

MESAZHI I PLOTË I PRESIDENTIT ILIR META

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!”

S'KA KOMENTE