Identifikohen pesë viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë

Identifikohen pesë viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë

421
SHPËRNDAJE


Identifikohen pesë viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë.Bëhet fjalë për shtetasit Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 48 dhe 53 vjeç. Ndërkohë, më herët u identifikuan edhe tre viktimat e tjera të aksidentit tragjik, përkatësisht shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Nga furgoni u nxor e gjallë shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion shtes:

Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ku u përplasën mjetet tip “Land Rover” me mjetin tip furgon dhe si pasojë humbën jetën 4 shtetas, ju informojmë se ka ndërruar jet dhe një shtetas tjetër i cili ishte pasagjer i mjetit tip furgon.

S'KA KOMENTE