I vuri flaken Drejtorise Arsimore ne Fier,arrestohet autori

I vuri flaken Drejtorise Arsimore ne Fier,arrestohet autori

1602
SHPËRNDAJE

Fier

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier.

Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi Indrit Alushaj 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

Mesohet se 33 vjecari ka marre pjese ne portal por nuk ka fituar pune si mesues

S'KA KOMENTE