Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, i akuzuar për veprën penale Goditje për shkak të detyrës”.
Mësohet se i riu pasi u gjobit ka ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.