I riu shqiptar, ther në mes të rrugës ish-të dashurën, tmerrohen kalimtarët

I riu shqiptar, ther në mes të rrugës ish-të dashurën, tmerrohen kalimtarët

1137
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino, ku një 20-vjeçare me origjinë greke ndodhet në spital në rrezik për jetën, pasi është plagosur me thikë në gjoks, bark e qafë nga ish i dashuri.

Autori i sulmit është një 27-vjeçar shqiptar, i cili është vënë në pranga nga karabinierët.

Akti i rëndë ndodhi mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario.

Disa kalimtarë patën ngjarjen dhe njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes, duke gjetur edhe armën e krimit. 20-vjeçarja u sulmua afër vendit ku banonte, ndërsa shkak dyshohet ndarja, pasi shqiptari nuk e ka pranuar.

S'KA KOMENTE