I riu shqiptar dhunon rëndë bashkëshorten e tij në Greqi

I riu shqiptar dhunon rëndë bashkëshorten e tij në Greqi

3146
SHPËRNDAJE

Njëzet e pesë muaj burg për shkak të lëndimit trupor, kanosjes dhe dhunës në familje i është shqiptuar paraditen e së enjtes një shtetasi shqiptar, njëzet e shtatë vjeç

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e tij në rrugën Selinou, Greqi.

Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të një fqinji, i cili kuptoi se bashkëshortja 24-vjeçare e autorit po dhunohej fizikisht dhe se i rrezikohej jeta.

Fillimisht fqinji ka pasur guximin të trokasë në derën e çiftit.

27-vjeçari u përpoq ta largonte, por më pas, pas këmbënguljes së fqinjit filloi ta kërcënonte edhe atë.

Menjëherë është lajmëruar policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri arrestimin e shqiptarit, sipas medieve greke.

Duke qenë se në kuadër të hetimeve paraprake u konstatua se çifti banonte ilegalisht në Greqi, për 27-vjeçarin do të nisë procedura e dëbimit.

Nga ana e saj, 24-vjeçarja ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë leje qëndrimi në vend, por  ajo vetë duket se dëshiron të kthehet pranë familjes së saj në Shqipëri.

S'KA KOMENTE