I riu shan me libër shtëpie policët, ata nuk e arrestojnë

I riu shan me libër shtëpie policët, ata nuk e arrestojnë

115
SHPËRNDAJE

“Nuk ke b*** ti o p** motre të më ndalosh mua. Unë burra më të mirë i kam futur në dhe jo më ty. S’më njihke mirë ti mua. O do të zhvesh unë ty sonte o s’ka. Unë të flas si burri-burrit, kurse ti më bën k**vën mua në telefon”

Këto janë disa nga fjalët e rënda me të cilat u drejtohet një i ri efektivëve të policisë në Durrës, të cilët e kanë ndaluar automjetin e tij për kontroll.

25 vjeçari me inicialet A.K., i kërcënon, shan dhe kanos efektivët, të cilët janë në krye të detyrës, dhe duket se nuk ka aspak frikë për prangosjen e tij.

Pas shpërndarjes së videos në rrjetet sociale, policia ka zbuluar edhe masat që ka marrë ndaj të riut. Atij i është pezulluar patenta përfundimisht, por çuditërisht nuk është arrestuar, por vetëm proceduar në gjendje të lirë.

Duket se mbështetja që e lejonte të shante në një mënyrë të tillë policët ka bërë që ai të shpëtojë vetëm me heqjen e patentës.

https://www.instagram.com/tv/CT72W7Ro9e-/?utm_medium=copy_link

S'KA KOMENTE