I riu nga Fieri vdiq ne nje dhome hoteli , zbulohet shkaku...

I riu nga Fieri vdiq ne nje dhome hoteli , zbulohet shkaku i vdekjes

1271
SHPËRNDAJE

Detaje të reja jane zbuluar për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Bulqize, ku një 32-vjeçar u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli në qender të qytetit. Mësohet se viktima është Enri Brahaj nga Fieri, i cili punonte në Rrugën e Arbrit.

policia tha në njoftimin zyrtar se vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije  se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit që ka pasur në dhomën e hotelit ku po qëndronte viktima.Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe pritet të marrë në pyetje pronarin e hotelit.

“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhej në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE