Një incident ka ndodhur në Komisariatin e Policisë së Elbasanit. Burime bëjnë me dije se një i ri i ka vënë flakën dritares së ankesave për qytetarët duke rrezikuar jetën e dy punonjësve që ishin në sallë. I riu mesohet se eshte shoqwruar nw komisariat pwr veprime tw metejshme.
Aurel Islam Latifi është autori që i vuri flakën mbrëmjen e sotme dritares së ankesave në Komisariatin e Policisë në Tiranë.
Zjarri është vendosur në sallën 60.
mësohet se Latifi, 32 vjeç, banues në lagjen Dyle Haxhiri në Elbasan sapo ishte kthyer nga Franca dhe nuk ka pasur probleme me policinë. 32-vjeçari, nga fshati Mollas ka spërkatur fillimisht me benzinë vendin dhe i ka vënë zjarrin. Ai është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje, teksa më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi ka marrë disa plagë.
Sipas burimeve, dyshohet se ai ka qenë i dehur, ndërsa kishte probleme me depresionin. Siç duket edhe në pamje, jashtë murit rrethues i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve, ndërsa kjo ka rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve.