I prene fytin dhe hodhen ne kanal te riun ne Fier ,gjykata...

I prene fytin dhe hodhen ne kanal te riun ne Fier ,gjykata le ne burg dy autoret

610
SHPËRNDAJE

Gjykata e rrethit gjyqesor ne Fier ka vendosur sot masen e sigurise burg pa afat per Sadri Selacin dhe Kiri Mernicaj ,dy autoret e vrasjes se Florian Selimit.Trupi gjykues drejtohej nga gjyqtari Ergys Selmani dhe prokuror Erind Rehovica qe ka kerkuar edhe masen e sigurise arrest me burg per tw pandehurit te cilet nuk e kane pranuar akuzen.

Trupi i Florian Selimit eshte gjetur i hedhur ne nje kanal me 12 Gusht 2019 ne  “Kthesen e Hamilit “. Ne trupin e viktimes ishin gjetur shenja te prerjeve me thike nga te cilat ishte shkaktuar dhe vdekja.Trupi i te riut te vrare eshte gjetur

 

Ngjarja

Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur  pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Arrestimi i dy autoreve

Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23 vjeçarit në fshatin Hamil.

Arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

S'KA KOMENTE