I maskuar dhe me thike ,63 vjecari tenton te vrase 50 vjecaren...

I maskuar dhe me thike ,63 vjecari tenton te vrase 50 vjecaren per nje borxh por arrestohet nga policia

248
SHPËRNDAJE

Lushnjë

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje, kapet dhe arrestohet autori.

Sekuestrohen një armë e ftohtë (thikë) dhe një palë dylbi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. E., 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. B., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit E. E

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon qytetarët që besojnë te Policia dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit duke i garantuar anonimatin dhe një reagim në kohë të Policisë.

S'KA KOMENTE