I gjeten droge, arrestohet 45 vjecari nga Cakrani

I gjeten droge, arrestohet 45 vjecari nga Cakrani

591
SHPËRNDAJE

Fier

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë së Fierit asgjësuan disa bimë narkotike dhe vun në pranga kultivuesin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Vreshtaz, Njësia Administrative Cakran.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, 45 vjeç, pasi në stanin e tij në fshatin Vreshtaz, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara Kanabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

S'KA KOMENTE