I doli emri te Dosja e Sigurimit/ Reagon Meta

I doli emri te Dosja e Sigurimit/ Reagon Meta

139
SHPËRNDAJE


Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta në një tjetër deklaratë për mediat u shpreh se tashmë do të nisë menjëherë puna për avancimin e revolucionit anti-korrupsion.

Meta u pyet edhe lidhur me letrën e bërë publike nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku theksoj se në dosje rezulton një politikan i lartë I.M.

Meta theksoi se kjo është një lojë politike që po hapet.  Mes të tjera Meta theksoi se nuk e njeh Autoritetin e dosjeve dhe se sipas tij emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Një parlament patronazhistës, i korruptuar dhe me një opozitë ende plot me lulushë. Është shqetësuar se paska ardhur një letër anonime. Po cili parlament është shqetësuar për këtë çështje, Por kush parlament, ai që falsifikoi edhe firmën e kryetarit të parlamentit. Mbante firmën e ish-Kryetarit Gramoz Ruçi, ka qenë kjo Lindita që përdoret, për nevojat e hallexhiut që nuk ia zgjidh më kush hallet, për të hapur një proces për të shmangur vëmendjen. Sa I.M. kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Se kush ka qenë në rastin e sigurimi të shtetit ata e dinë shumë mirë. Unë kam qenë sekretari i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, dhe që atëherë isha si lider. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj dhe ju e dini që njëri ka qenë edhe deputet. Autoriteti ka një përgjegjësi të madhe. Tani mund të dalin emra që kanë fëmijë, kanë krijuar familje dhe ky është problem dhe përgjegjësi e autoritetit të dosjeve. Ai ka marrë peng deri tani popullin e Shqipërisë. Për çështjen në fjalë siguroj të gjithë qytetarët që Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhimi në politike dhe është këtu sepse është dhe do jetë i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetat e tij dhe do të vijojë edhe për 30-40 vite të tjera. Tani ëndrra ime është të bëhem sa më parë kryetar i Referendumit sepse kur një qeveri  del kundër popullit shtypet butoni dhe del referendumi.  Autoriteti i dosjeve nuk ekziston më për mua, ju do ta shikoni si do përfundojë kjo histori. Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Tani qenka shqetësuar regjimi i patronazhistëve se paska ardhur një email për I.M që duhet të jetë Ilir Meta, se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89

Meta: Do të merren të gjiha masat për avancimin e shpejtë të revolucionit anti korrupsion dhe alencës me të gjithë shoqërinë dhe strukturat opozitare.

Sot Partia e Lirisë mori disa vendime, platforma e re qeverisëse me të gjithë ekspertët dhe intelektualë sepse fillon puna intensive në disa fronte. Për këtë punë duhen disa përgjegjës deri në konventën që do të mbahet e më pas cdo gjë do të organizohet përmes zgjedhjeve. Komiteti miratoi që Tedi Blushi të jetë sekretar i përgjithshëm dhe për organizimin Brahimllari. Kërpaçi për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Zonja Caka për marrëdhëniet me publikun.

Ky ekip do të punojë dhe do të 14-fishojnë energjitë e tyre në parlament, shembulldhënës dhe shumë bashkëpunues. Qëllimi është triumfi i lirisë.

-Tani, po si mund t’i shmangem unë një përgjigjire pavarësisht se nuk ka shqiptar që nuk e kupton se me këtë akt vetvrasës, sepse AD është autoritet moral para se të jetë ligjor, personat që janë prekur në mënyrë të vullnetshme dhe kërkojnë ti shpëtojnë filtrit dhe përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe që kishin pasojat nga Sigurimi i Shtetit. Është për të ardhur keq për autoritetin e manipulimit te dosjeve, me një email anonim elektronik që jam i sigurt kur do të publikohet do të gajaseni të gjithe që sipas lojërave të qëllimshme që lëshojnë bombash.
U zbulua që pas 30 e ca vitesh I.M qenka ky njeri që në 2002 është bërë deputet.

S'KA KOMENTE