“I dënuar për prostitucion”! Kryebashkiaku i Divjakës i përgjigjet akuzave të PD

“I dënuar për prostitucion”! Kryebashkiaku i Divjakës i përgjigjet akuzave të PD

356
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, reagon pas akuzave të forta të Partisë Demokratike, që iu drejtua sot me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas kësaj force politike, kryebashkiaku është dënuar për prostitucion në Itali.

“Akuza të përsëritura. Te njëjta me të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj.
Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallzuar në prokurori, do t’i kallezoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort”, tha kryebashkiaku në një reagim për mediat

S'KA KOMENTE