I dënuar për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Janinës lë në burgun...

I dënuar për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Janinës lë në burgun e Koridhalos Laert Haxhiun për 40 ditë

95
SHPËRNDAJE

Gjykata e Janinës vendos masën arrest me burg me afat 40 ditë për Laert Haxhium në lidhje me kërkesën e Shqipërisë për ekstradim.

Sipas avokates së tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve në Lushnje në vitin 2017, nuk pranon ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi. Në seancë ndodhet edhe avokati shqiptar Detar Hysi.

Pas përfundimit të seancës për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Janinës, për Laert Haxhiun dhe Juxhin Bajramin, është vendosur lirimi pa asnjë masë sigurimi për 35-vjeçarin Juxhin Bajrami.

Ai mbarte akuzat: “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.

Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

S'KA KOMENTE