I dënuar me 6 vite burg, ekstradohet nga Zvicra shqiptari i shpallur...

I dënuar me 6 vite burg, ekstradohet nga Zvicra shqiptari i shpallur në kërkim për mashtrim

326
SHPËRNDAJE

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Zvicra drejt vendit tonë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët zviceranë, u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit:

Avni Buci, 48 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Shtetasi Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.

S'KA KOMENTE