I dehur ne timon dhe goditi efektivët e policisë gjatë ndalimit,...

I dehur ne timon dhe goditi efektivët e policisë gjatë ndalimit, arrestohet 38 vjecari nga Fieri

4392
SHPËRNDAJE

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi ka sulmuar efektivët gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit të uniformave blu, pasi është ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjatë intervistimit qytetari ka reaguar me dhunë, duke goditur punonjësit e Rendit.

“U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë”, njofton policia.

S'KA KOMENTE