I biri u ekzekutua me plumb në kokë/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse e...

I biri u ekzekutua me plumb në kokë/ Zbardhet dëshmia rrëqethëse e babait të Arian Gosës

333
SHPËRNDAJE

Vrasja e para dy ditëve në Kavajë, ku Arian Gosa u kezekutua me plumb në kokë në mes të ditës ka tronditur vendin. Dyshimet dhe pistat e para rreth kësaj ndodhie lidhen me hakmarrjen, ku autori tashmë i identifikuar dhe kapur nga pamjet e kamerave të sigurisë, Habib Rexha, ka qëlluar me gjakftohtësi me armë drejt Gosës.

Babai i të ndjerit, Osman Gosa i cili ka qenë ulur me të në kafene ka zbardhur detajet si ndodhi ngjarja.

Ai shprehet se kishte shkuar me djalin të shikonte ndeshjen e Napoli-Inter, dhe se djali kishte pak ditë që kishte ardhur nga Italia.

Më tej ai tha se u shokua nga kjo situatë dhe se djali i tij humbi jetën menjëherë para se ai të reagonte dhe të bënte diçka.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të  vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Ariani pak ditë me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash që Ariani u këput dhe pash një person që doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë të them me shumë”, ka deklaruar i ati i Arian Gosës.

Sakaq, autori, Habib Rexha ësht n arrati dhe policia ka ofruar 10,000 euro shpërblim për kapjen e tij.

Ndërkaq autori i vrasjes së 48-vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç i cili i është ofruar tavolinës ku Arian Gosa bashkë me babain e tij po konsumonin kafen dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

S'KA KOMENTE