Hyn në fuqi vendimi:Italia heq maskat në ambientet e hapura

Hyn në fuqi vendimi:Italia heq maskat në ambientet e hapura

59
SHPËRNDAJE

Duke nisur nga dita e sotme (datë: 28.06.2021) italianët mund të lëvizin pa maska mbrojtëse në ambientet e hapura.

Lajmi është publikuar disa ditë më parë nga autoritetet shëndetësore, por ka hyrë në fuqi këtë të hënë.

Italia po përballet me situatë më të qëndrueshme dhe më të lehtësuar nga COVID-19. Megjithatë, barriera mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e brendshme, dyqane, muzetë, kinematë, teatrot dhe transportin publik, theksojnë autoritetet.

Megjithatë, përtej kësaj mase, Komiteti Teknik i Ekspertëve në Itali, i bën apel qytetarëve që të mbajnë maskën mbrojtëse me vete, e ta përdorin kur të jetë e nevojshme.

Për personat me sëmundje kronike dhe familjarët e tyre, autoritetet sugjerojnë që të mbajnë maska, si në ambientet e mbyllura dhe në ato të hapura.

S'KA KOMENTE