Hyjnë sot në fuqi masat e reja lehtësuese, ndryshon ora policore

Hyjnë sot në fuqi masat e reja lehtësuese, ndryshon ora policore

1661
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese. Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme njoftoi se kishin vendosur një lehtësim të masave si zgjatja e orarit policor.

Nga sot qarkullimi i qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të zgjatet me 2 orë nga ora 20:00, tani deri më 22:00.

Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Masat e reja lehtësuese hyjnë në fuqi sot dhe do të zgjasin për një periudhë 2 javore.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme data 12 Prill. Po kështu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Impakti i lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”,- tha Manastirliu ditën e djeshme.

S'KA KOMENTE