Humbi jeten gjate lindjes ne Fier, familjaret e 30 vjecares proteste para...

Humbi jeten gjate lindjes ne Fier, familjaret e 30 vjecares proteste para prokurorise FIER ,kerkojne drejtesi

224
SHPËRNDAJE

Familjaret e 31 vjecares Elisabeta Lamaj qe humbi jeten gjate lindjes ne maternitetin Fier kane zhvilluar ne diten e sotme nje proteste perpara prokurorisë së Fierit. Protesta e tyre vjen pas afro 30 diteve nga vdekja e 31 vjecares . Familjaret jane shprehur se jane detyruar te protestojne pasi edhe pse kane kaluar nje kohe e gjate nuk kane pergjigje mbi nxjerrjen e një ekspertize ligjore për vdekjen e 31 vjeçarjes

Sipas deshmisë së mjekeve shkak i humbjes se jetës së 31 vjeçares ka qenë infarti akut i miokardit.

Sipas familjareve pergjigja e dhene nga prokuroria me pare nuk mjafton për të qenë një argument bindës ndersa ata akuzojnë mjekët se janë treguar të paaftë dhe kanë neglizhuar rastin duke shkaktuar vdekjen e 31 vjeçares e cila la pas dy vajza, njëra 3 vjeçare dhe tjetra një muaj e gjysmë. 

Në prononcimin per mediat bashkëshorti i saj është shprehur tepër i revoltuar dhe ka kërkuar drejtësi nga prokuroria, sipas tij provat po manipulohen nga dy mjekët, pasi akoma nuk gjenden pamje filmike në asnjë vend. 

“Sot është data 10, realisht duhet të ishim në varreza, por heshtja që ka bërë prokuroria më çojnë në neglizhim. Mos-dalja e ekspertizës ligjore, deri në 4 javë, askush nuk na ka dhënë një përgjigjie, sepse ai mjek plehrë, bashkë me mjeken tjetër kanë fshehur çdo gjë. Kjo nuk do të mbetet kurrë në heshtje sepse ne nuk do të ndalojmë kurrë dersia të gjejmë të vërtetë. Unë kërkoj të vërtetën, i kërkoj prokurorisë t’a nxjerrë sa më shpejt ekspertizën ligjore. 

Nuk dua tja përmend emrin se është mjek plehrë, bashkë me mjeken tjetër, e ka inskenuar çdo gjë. Ka një muaj sot që çdo gjë po neglizhohet të kalojnë në heshjte të plotë, nëse nuk do japin këta një përgjigjie, do të jemi të detyruar, sepse dhimbja që ne kemi është shumë e madhe. Dua me se s’bën të merren kamerat e sigurisë. Aparaturat, ilaçet apo mediakamentet ne i kemi blerë privatisht, dhe çuditërisht nuk ka asnjë kamera as në spitalin shtetëror as në atë privat”- u shpreh bashkëshorti i të ndjerës.

S'KA KOMENTE