Humbi jeten aksidentalisht 39 vjecari ish anetar i Keshillit Bashkise Fier

Humbi jeten aksidentalisht 39 vjecari ish anetar i Keshillit Bashkise Fier

9873
SHPËRNDAJE

Ka humbur jeten ne nje aksident 39 vjecari Beniamin Toro . Aksidenti ka ndodhur ne Drenie te Patosit . Sipas informacioneve te policise Fier, Toro është aksidentuar mesditen e sotme teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Mjeti bujqesor zetor u përmbys duke i marrë jetën.

Beniamin Toro banonte ne Fier i martuar me tre fëmijë.Kurjani i Roskovecit ishte vendlindja e tij por kjo zone e lidhte edhe me aktivitetin e tij ne prodhimin e vajit tw ullirit. Ai njihej si biznesman  dhe ishte pronar i një fabrike vaji në zonë.

Beniamin Toro ka qene edhe anetar i keshillit te bashkise Fier ne legjislacionin e kaluar. Ai ishte ne keshillin e bashkise Fier zeri i opozites duke zvendesuar pas zgjedhjeve te 2017 ish deputetin e PD Qarkut Fier Luan Baci

Banorët thone se ishte njeri familjar dhe shumë korrekt. Pak vite më parë i ka vdekur edhe një vella dhe ai iu fut punës në fabrikën e vajit të ullirit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

S'KA KOMENTE