Humb kontrollin e makines bie në kanal, vdes maturantja

Humb kontrollin e makines bie në kanal, vdes maturantja

854
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë kan ndodhur para pak minutave.

Është një aksident i cili ka ndodhur në Borsh dhe ka marrë jetën një maturante. Viktima është identifikuar si Analuzia Duro

Mësohet se vajza e re ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi R.Dh., 19 vjeç. Makina tip “Audi” ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.

Dyshohet se vajza ishte duke mësuar të ngiste makinën në momentin që humbi kontrollin. Në makinë me të thuhet se ndodhej edhe një djalë i ri, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet për momentin.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetësja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.


 

S'KA KOMENTE