Humb jetën shoferi 31-vjeçar dhe plagoset pasagjeri ne nje aksident ne Kapshtice

Humb jetën shoferi 31-vjeçar dhe plagoset pasagjeri ne nje aksident ne Kapshtice

427
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

S'KA KOMENTE