Humb jeten nga goditja me thike nje 40 vjecar, policia në kërkim...

Humb jeten nga goditja me thike nje 40 vjecar, policia në kërkim të autorit

278
SHPËRNDAJE

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit  për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K.40 vjec, i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

S'KA KOMENTE