Humb jeten modelja britanike ne Qipro,pesoi hemorragji në tru pas vaksinimit me...

Humb jeten modelja britanike ne Qipro,pesoi hemorragji në tru pas vaksinimit me AstraZeneca

460
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, teksa një modele 39-vjeçarja ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pas vaksinimit me AstraZeneca. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën modelja britanike, Stephanie Dubois, e cila pak orë pasi ishte vaksinuar, më 6 maj, shkruante në profilin e saj të “Facevook” se ndjehej shumë keq.

Pak ditë më parë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe modelja ishte shtruar në spital nga mpiksje të shumta të gjakut, ku më pas kishte pësuar dhe hemorragjinë fatale.

Miqtë dhe të afërmit e saj kanë mbledhur para për varrimin e 39-vjeçares, ndërkohë që Organizata Europiane e Barnave vijon studimin e çështjes lidhur me pasojat e vaksinës AstraZeneca.

Në Qipro janë shënuar tre raste të tjera te gratë e moshës rreth 40 vjeç, me mpiksje gjaku pas vaksinimit. Epidemiologia greke, Katerina Linu, dhe kolege të tjera kanë kërkuar shpesh të rritet grupmosha e vaksinimit me AstraZeneca, duke paralajmëruar se do të ketë raste të reja me pasoja të tilla.

Ndërkaq, përqindja më e lartë e të rinjve, sidomos gratë, i kanë kthyer shpinën AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, duke mos bërë as dozën e dytë të Astra. Në platformat përkatëse ofrohen qindra vaksinime brenda ditës për këto dy vaksina, që mbeten pa konfirmim, ndërsa të larta janë kërkesat për vaksinat Pfizer dhe Moderna.

S'KA KOMENTE