Humb betejën me koronavirusin gjyqtari i njohur

Humb betejën me koronavirusin gjyqtari i njohur

452
SHPËRNDAJE
Gjyqtari Kadiu

Gjyqtari Durim Kadiu ka humbur betejën me koronavirusin.

Në një mesazh në “Facebook”, Gjykata e Lartë shpreh ngushëllime për humbjen e parakohshme të kolegut, ndërsa thekson se ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.

Mesazhi i Gjykatës së Lartë:

Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu.
Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.
Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.
Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë, për mundësinë që na u dha, për të patur pranë nesh, gjatë gjithë këtyre viteve, një bashkëpunëtor profesionist dhe të përkushtuar si Durim Kadiu dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.

S'KA KOMENTE